​Buxheti i Qeverisë për komunat, Malisheva: Po bëhet çështje politike

Komuna e Malishevës nga pamjaftueshmëria e buxhetit për t’i realizuar projektet komunale, është detyruar që t’i reduktojë shpenzimet e tjera. Kurse, sa i përket buxhetit të planifikuar nga Qeveria, në këtë komunë thonë se ndarja po bëhet çështje politike, pasi ata nuk i përkasim subjektit ose qeverisjes në nivelin qendror.

Si projekt të madh i konsiderojnë investimet në qendër të qytetit, për çka thonë se janë anashkaluar nga niveli qendror, pasi, orientohet në komuna tjera, përkundër faktit se që dy vite, bëjnë realizimin e shpenzimit të buxhetit në tërësi. Kurse, nevojat dhe kërkesat janë të mëdha.

Drejtori për Buxhet dhe Financa në këtë komunë, Blerim Thaçi, tha se totali buxhetor është rreth 20 milionë. Sipas tij, Malisheva ka nisur shumë projekte të reja dhe me buxhetin e ndarë për vitin 2024, nga Qeveria, nuk do të mund të realizohen.

Shala u shpreh se si komunë janë të anashkaluar Edhe se vazhdimisht kërkojnë mbështetje nga niveli qendror.

“Ndërsa, në aspektin e ndarjes ligjore sipas planifikimit që është për komuna dhe kufijve buxhetor që ne e kemi dhe në bazë të qarkores kornizën afat buxhetore, e cila si total i buxhetit në komunën tonë është rreth 20 milionë ose saktësisht 19 milionë 895 mijë e 756 euro. Asnjëherë nuk është e mjaftueshme, por për këtë vit 2024, në bazë të obligimeve që i kemi kontraktuar kishim me thënë që është e pamjaftueshme, sepse kemi kërkesa dhe nevoja tjera në vendbanime jashtë qendrës së Malishevës. Ju e dini mirë, se qeverisja jonë, fokusimin e zhvillimit të kapitalëve i ka të fokusuara në qendër në qytetit dhe pikërisht këtu është ndarja më e madhe e buxhetit nga ana e komunës tonë. Kemi bërë kërkesa në nivelin qendror që të na mbështesin dhe të gjejnë forma të tjera, mbledhjes mjeteve për realizimin edhe të projekteve tjera, mirëpo as ne nivelin qendror nuk kemi asnjë mbështetje. Jo që mendojmë por është realitet d.m.th në këtë aspekt në mbështetjen e nivelit qendror, jemi të anashkaluar, orientohet në komuna tjera dhe nuk e mohoj që të gjitha komunat kanë nevojë. Mirëpo ne duke pasur parasysh që dy vite, të bëjmë realizimin e shpenzimit të buxhetit komplet dhe nevojat dhe kërkesat janë të mëdha për realizimin e disa projekteve që i kemi filluar, nuk kemi ndonjë mbështetje në realizimi e projekteve dhe kontratave obligative që i kemi”, tha Thaçi.

Thaçi ndarjen e buxhetit komunal e konsideroi si çështje politike. Ai tha se kjo komunë nuk qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, për këtë arsyeje nuk janë duke u marrë parasysh kërkesat për mbështetje në projekte.

Ai shtoi se realizimi i të hyrave iu ka ndihmuar shumë.

“Nuk mundem me thënë tjetër, përveç asaj që është çështje politike, ne nuk i përkasim subjektit ose qeverisjes në nivelin qendror, mund të them nga ajo që mund të jetë një gjë e tillë, sepse nuk i kemi lënë anash kërkesat për mbështetje. Sigurisht na vështirëson sepse ne e kemi bërë planifikim në bazë të buxhetit, i cili na takon, përveç ne kemi pas fat edhe në realizmin e të hyrave, kemi pasur mbi 150 % të realizimit të hyrave dhe kjo neve na ka ndihmuar.04:46 Në planifikimin që kemi bërë për vitin 2024 është dashur të bëjmë reduktime të disa kategorive, të ulim shpenzimet në kategorinë e mallrave të shërbimeve, gjithashtu të rrisim kategorinë e kapitaleve për shkak të obligimeve që kemi kontraktuar”, shtoi Thaçi.

Buxheti i komunave në vitin 2021 ishte 547 milionë euro, këtë vit është 654 milionë euro. Në vitin 2024 ai do të jetë gati 200 milionë më shumë, ose 742 milionë euro. Prej të cilave 635 milionë euro janë grant për komunat nga qeveria, kurse pjesa tjetër janë të hyra vetanake të komunave./kp

Back to top button