Buxheti për vitin 2022 sipas Kurtit do të jetë 9% më i lartë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se sot ka diskutuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, për të mbajtur një mbledhje të Qeverisë ku do të miratohet buxheti, që sipas tij, do të jetë 9% më i lartë se sa buxheti i rishikuar në qershor të këtij.
“Sot kam pasur takim me ministrin e Financave para se të fillojë orari i punës dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë në të cilin do të miratohet buxheti dhe natyrisht atë mbledhje do të mund ta ndiqni edhe ju, por krahasuar me rishikimin e buxhetit të bërë në mes të vitit, buxheti për 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë”, ka thënë Kurti sot në një konferencë të përbashkët me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin./21Media

 

Back to top button