Cadizi e befason Realin, del me pikë nga “Santiago Bernabeu”

Real Madridi nuk ka marr më shumë se një barazim pa gola me skuadrën e parafundit në La Liga, Cadizin në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 18-të të kampionatit spanjoll.
Skuadra e Carlo Ancelotti vlerësohej si favorite absolutë në këtë takim, por situata në fushë nuk shkoi ashtu siç pritej dhe në fund “Los Blancos” u desh të pajtoheshin me vetëm një pikë nga ky taki.
Përkundër këtij barazimi, Reali mbetet lider i tabelës në La Liga me 43 pikë, gjashtë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Sevilla.

Back to top button