Cak ishin Sela dhe Zaev, deputetët akoma nuk kanë dëshmuar
Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë ende nuk janë ftuar për ta dhënë dëshminë
Edhe pas 7 ditësh nga sulmi i deputetëve në kuvend, deputetet thonë se akoma nuk janë ftuar për të dhënë dëshminë e tyre në prokurorinë publike për sulmin që morën nga protestuesit me 27 prill.
“Deri tani nuk kemi pasur asnjë ftes zyrtare. Kjo dëshmon për rënjen totale të sistemit të institucioneve edhe kjo është pikësynimi kryesor i kësaj shumice parlametare për të venduar rend dhe për të kthyer funksionimin normal të institucioneve”, u shpreh Syrja Rushiti, deputet i Aleancës Shqiptare.
“Jo, jo, deri tani jo. Isha te mjeku u kontrollova për shpatullën për arsye se pata një goditje pastaj nga ujërat që ran edhe përveç asaj edhe u rrëzova pak posht kështu që duke e shtyrë Pavlen që të futeshte brenda në kabinë“, tha Gjylimsere Kasapi, deputete e LSDM-së.
Gjylymsere Kasapi tha se disa nga protestuesit ishin edhe me orar të caktuar në protestë. Ajo thotë se edhe gratë deputete të VMRO-DPMNE-së ishin një shtysë e fuqishme nxitëse për dhunën në kuvend, shkruan tv21.tv.
“Edhe deputetët gra të VMRO-DPMNE-së e nxitën situatën pasi vazhdimisht duke thirrur në atë se dikush Maqedoninë po ua merr”, shtoi ajo.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrja Rushiti, tha se Zijadin Sela bashkë me kreun e LSDM-së ishin Target i protestuesve.
“U pa më në fund se Ziadin Sela është target bashkë me kreun e LSDM-së Zoran Zaev”, tha Rushiti.
Deputetët thonë se me zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, qeveria shumë shpejtë do të zgjidhet dhe se VMRO-DPMNE-ja duhet ta ketë kuptuar se tani më ndodhet në opozitë./21Media