Cakaj takoi Borellin, i kërkoi heqjen e vizave për Kosovën

Përveç çështjeve të Shqipërisë, biseduan edhe për Kosovën

Gjatë qëndrimit në Bratislavë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në takim, diskutimet u përqendruan në rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe u theksua rëndësia e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Po ashtu, biseduam hollësisht mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë! Theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës një orë e më parë”, ka thënë Cakaj përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”.

Shqipëria dje mori stafetën e drejtimit e OSBE-së/21Media

Back to top button