Cakolli: Gjasat janë të mëdha që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

(Lajm i përditësuar)


Cakolli: Vendimi i 100 eurove, po shfrytëzohen resurset publike për qellim të fushatës

Eugen Cakolli nga KDI në një lidhje drejtpërdrejt në emisionin “Click” të RTV21 tha se gjasat e mëdha janë që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme përshkak të mos krijimit të qeverisë së re.

Cakolli për vendimin për dhurimin e 100 eurove për studentët, tha se qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të bëjë këtë vendim.

“Unë besoj që në këtë krizë e në këtë inflacion mjetet nuk është që nuk janë të cilat nuk i mirëpresin qytetarët në kët rast studentët, por problemi nuk është aty janë dy çështje, e para kush po e merrë këtë vendim pra një qeveri në detyrë që nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë dhe së dyti se kur po merret ky vendim”, theksoi ai.

Duke kujtuar rastin kur janë dhënë 100 euro në vitin e kaluar në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Cakolli nga KDI tha se atë kohë qeveria mund të arsyetohej se ka qenë masë e zakonshme.

Teksa shtoi se vendimi i dhënies së 100 euro-ve është vendim puro elektoral, ku cilëson se është shfrytëzim i resurseve publike për qëllim të fushatës.

“Unë kujtoj në atë rastin kur u patën ato 100 eurot gjatë vitit të kaluar në prag të zgjedhjeve parlamentare, arsyetimi ka qenë që kjo ka qenë masë e zakonshme që deri diku edhe mund të ketë arsyetuar qeverinë. Por ta zëmë se nuk kanë ndarë vitin e kaluar këto 100 euro, ose pse nuk u ndanë sikur në vitin 2022 në muajin nëntor siq u patën ndarë atëherë. Fati që kishte një nguti , për t’i ndarë mjetet pa e ditur se kujt do t’i ndahen, cilit student, cilat janë ato kritere, mbi bazë tregon që kemi të bëjmë me një vendim puro elektoral që për më keq është shfrytëzim i resurseve publike për qëllime të fushatës, kjo nuk është hera e parë që kemi këso vendime”, tha Cakolli. /21Media


Cakolli: Gjasat janë të mëdha që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Eugen Cakolli nga KDI në një lidhje drejtpërdrejt në emisionin “Click” të RTV21 tha se gjasat e mëdha janë që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme përshkak të mos krijimit të qeverisë së re.

“Tash nuk dua të spekuloj, por në parim gjasat janë më të mëdha që të kemi proces zgjedhor (zgjedhje të jashtëzakonshme) para se të kemi qfarë do qeverie në Kosovë mrenda mbase javëve në vijim”, tha ai.

Cakolli beson se qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit edhe një herë për zgjedhjet parlamentare gjatë këtij viti apo në fillim të vitit 2026.

“Unë besoj në situatën e tanishme me polarizimin e skajshëm dhe pozita diametralisht të kundërta të partive e në veqanti besoj, mungesa e vullnetin të LVV-së për ta krijuar një qeveri e cila pastaj është lehtë e rrëzueshme e thënë kushtimisht, është arsyeja kryesore se pse besoj që qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit edhe një herë në mos gjatë këtij viti, më së largu në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi ai. /21Media


Ndarja e 100 eurove për studentët, Cakolli: Ka shkelje ligjore

Eugen Cakolli nga KDI në një lidhje drejtpërdrejt në emisionin “Click” të RTV21 për vendimin e qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove për studentët e Kosovës, tha se përmban shkelje ligjore.

Ai shtoi se në nenin 31 përcaktohet se çfarë ka dhe çfarë nuk ka të drejtë të vendosë qeveria në detyrë.

“Po sot nxjerrja e vendimit për ndarjen e 100 eurove për studentët por edhe një sërë masash tjera të cilat u votuan në mbledhjen e qeverisë, përbëjnë shkelje ligjore specifikisht shkelje të atij nenit të famshëm 31 që përcakton që çka ka të drejtë e çka nuk ka të drejtë të vendosë qeveria gjatë periudhës në të cilën është vetëm qeveri në detyrë”, deklaroi ai. /21Media

Back to top button