Cakolli i reagon Dejona Mihalit: Çka kena faj që nuk i keni numrat

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar ndaj deklaratës së  Dejona Mihalit të VV-së, e cila në një postim në Facebook ka thënë se partitë politike nuk po “arrijnë të shohin potencialet që gjenden në këto grupacione” duke përmendur edhe “punëtorët e KDI e IKD”.

“Paralel me ta edhe punëtorët e organizatave KDI-IKD-dhe të ngjashme nga banaku i TV e kanë shfaqur këtë dëshirë. Me gjasë subjektet politike nuk po arrijnë të shohin potencialet që gjenden në këto grupacione. Mbase duhet në zgjedhjet e ardhshme të ftohen më shumë prej tyre si kandidatë. Jo ne kuptohet por opozita”, ka shkruar Mihali.

Cakolli i është drejtuar me pyetjen “Çka kena faj që nuk i keni numrat?!”

Ai ka thënë se qëndrimi ndaj shkeljeve po paraqitet si “përgatitje” për kandidim, zëri kritik si “agjendë” dhe prania në publik si “rrezik për pushtetin”.

Back to top button