Cakolli: Kryeministri nuk mund të japë dorëheqje në emër të 15 ministrave

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në ”Click” të RTV21 ka thënë se letra që kryetari i VV-së e ka dorëzuar, nuk është dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ai tutje ka shtuar se letra e Kurtit kishte dy probleme.

”Kryeministri nuk mund të jep dorëheqje në emër të 15 ministrave tjerë, ligji për qeverinë e obiligon individualisht të gjithë deputetët që kanë pozita ministrore të japin dorëheqje”, tha Cakolli.

Pas afër dy orë punime, seanca konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sot, meqë deputetët s’arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit./RTV21/21Media

Back to top button