Cakolli: LVV drejt 56–57 mandateve

Bazuar në rezultatet dhe trendin e deritanishëm, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 56 mandate, tetë më shumë se në zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK do të ketë 23 mandate, LDK 15 dhe AAK 6 mandate. Kështu vlerëson Eugen Cakolli nga KDI.

Ai thotë se Lista Serbe pritet të ketë 9 mandate, ndërsa komunitetet jo-shumicë ndajnë mandatet e mbetura.

Postimi i plotë:

Sipas rezultateve dhe trendit të deritanishëm, ndarja e mandateve është si vijon:

  • LVV: 56 mandate (8 më shumë se në zgjedhjet paraprake);
  • PDK: 23 mandate (1 më pak se në zgjedhjet paraprake);
  • LDK: 15 mandate (5 më pak se në zgjedhjet paraprake);
  • AAK: 6 mandate (2 më pak se në zgjedhjet paraprake; ose 1 më shumë nëse ish-deputetët e NISMA-s llogariten veçmas);
  • Lista Serbe: 9 mandate;
  • GI SPO: 1 mandat;
  • KDTP: 2 mandate;
  • VAKAT: 1 mandat;
  • NDS: 1 mandat;
  • SDU: 1 mandat;
  • IRDK: 1 mandat;
  • PLE: 1 mandat;
  • LPRK: 1 mandat;
  • PSA: 1 mandat;
  • JGP: 1 mandat.

Me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së).

____

Megjithatë, me rreth 70 mijë votues jashtë vendit, votat e të cilëve janë në lojë – ndonëse në skenarin më realist numri i votave të konfirmuara pritet të jetë rreth 50-60 mijë – rezultati final mund të pësojë ndryshime të mëtejshme.

Nëse merren për bazë rezultatet e votimit jashtë vendit më 9 shkurt dhe trendet e zakonshme të votimit me kusht, rezultati përfundimtar mund të jetë:

  • LVV: ~50.1% deri ~50.8% (56-57 mandate)
  • PDK: ~20.2% deri ~20.6% (22-24 mandate)
  • LDK: ~13.1% deri ~14.2% (14-16 mandate)
  • AAK: ~5.2% deri ~5.7% (6 mandate)

 

Back to top button