Caktimi i zgjedhjeve më 28 dhjetor, ish-anëtari i KQZ: Datë kritike

Analisti politik dhe ish-anëtari i KQZ-së, Blerim Burjani, në emisionin “Horizonti i Mesditës” në RTV21, ka theksuar se 28 dhjetori data e caktuar për zgjedhje është një datë kritike, pasi sipas tij monitoruesit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë gjatë kësaj periudhe janë në pushime festive, gjë që mund të ndikojë në procesin e mbikëqyrjes zgjedhore.