Caktohen dy seanca për këtë javë

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kryesia u dakordua për mbajtjen e dy seancave.
Ajo ka thënë se një seancë do të mbahet të mërkurën, si vazhdim i seancës, ndërkaq një seancë e rregullt do të mbahet të enjten.
Sipas saj në seancën e së enjtes, përveç tjerash do të trajtohet pika për ndarjet buxhetore.
Një kërkesë të tillë e ka pasur edhe shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri./21Media