Caktohen katër seancat e para për gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Gjykata Speciale gjatë muajit prill ka caktuar katër seanca në rastin e ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.
Në kalendarin e Dhomave të Specializuara është bërë e ditur se më 3, 4, 5 dhe 11 prill do të mbahen seancat e para të gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Seancat janë paraparë të nisin në orën 9:30, por si zakonisht ato për publikun transmetohen me 45 minuta vonesë.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Back to top button