Caktohet gjyqtari i ndeshjes Kroaci-Shqipëri

Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00.

Sfida e dytë e kuqezinjve në Evropian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë. Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer.

Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it. Ndeshjen e parë të Euro 2024 Shqipëria e humbi me rezultat 2-1 nga Italia.

Back to top button