Caktohet Komisioni Koordinues i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), në mbledhjen e mbajtur fundjavën e kaluar në Tiranë, ka caktuar komisionin koordinues për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Kjo u bë e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në njoftim bëhet e ditur se komisioni udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filipoussis, ndërsa president është emëruar Julian Pace Bonello nga Malta, i cili është edhe anëtar i KE të ICMG-së./21Media