Caktohet masa e paraburgimit ndaj të akuzuarit për krime lufte

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji kundër të akuzuarit E. B, i cili akuzohet për veprën penale penale Krime lufte kundër popullsisë civile, e paraparë.
“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën dyshohet se është kryer vepra penale dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, që do të pengonte rrjedhë e procedurës penale.” thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të gjykatës, E.B dyshohet se gjatë periudhës kohore 1998-1999 në Komunën e Istogut, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me personat ende të pa identifikuar, në cilësinë e policit në Stacionin Policor në Gjurakovc, ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre, në atë mënyrë që me datë 08.05.1999 në fshatin Saradranë e kishin sulmuar konvojin e popullsisë civile e cila po lëvizte nga komuna e Istogut në drejtim të Komunës së Klinës dhe kur arrijnë në fshatin Staradranë, ndalen nga forcat policore dhe ushtarake serbe ku bënte pjesë edhe i dyshuari, ashtu që fillimisht i plaqkisin civilët e më pastaj i ndajnë burrat nga grat, e më pastaj i sulmojnë duke i vrarë rreth 18 civilë të nacionalitetit shqiptarë, të cilët nuk ishin pjesëmarrës në konflikt, me ç ‘rast ishin vrarë viktimat civile, me këtë ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile.
I njëjti është arrestuar para dy ditësh nga policia e Kosovës. /21Media

Back to top button