Caktohet masa e paraburgimit për gjashtë të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçares në qershor
Gjashtë personave të dyshuar për dhunim, trafikim dhe shërbime seksuale ndaj 11 vjeçares iu caktua masa e paraburgimit prej 1 muaji.
Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi sonte zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Gjashtë personat ndaj të cilëve u caktuan nga 30 ditë paraburgim, janë arrestuar dje për dhunimin dhe trafikimin e 11 vjeçares, në muajin qershor. Ndërsa, pesë persona të tjerë, janë arrestuar për dhunimin e 11 vjeçares në muajin gusht dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./21Media
|m1\-w|m3ga|m5