Caktohet seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

 

Më 11 shkurt nga ora 11:00 do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Së fundmi, Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin me kusht të katër të akuzuarve.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./21Media

Back to top button