“Camp Nou” ende nuk është gati, Baça luan sërish jashtë tij

FC Barcelona ka njoftuar se ndeshja e javës së pestë të La Liga-s kundër Getafes, e parashikuar të zhvillohet të dielën më 21 shtator në orën 21:00, nuk do të luhet në Spotify Camp Nou.
Shkak për këtë është procesi i marrjes së lejeve administrative për hapjen e stadiumit të rinovuar, për të cilat klubi po punon intensivisht. Për këtë arsye, sfida ndaj Getafes do të zhvendoset në Johan Cruyff Stadium.
Në komunikatën zyrtare, Barcelona falënderoi anëtarët dhe tifozët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre në këtë fazë të rëndësishme, duke theksuar se detajet lidhur me organizimin e ndeshjes dhe procedurat e biletave do të bëhen publike së shpejti.