Canaj: Abdixhiku do të jetë kryetar i LDK-së, Kurti po pret…

(Lajm i përditësuar)
Canaj: Abdixhiku do të jetë kryetar i LDK-së, Kurti po pret…
Analisti Blerim Canaj, duke folur për zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, tha se Lumir Abdixhiku do të jetë kryetar i kësaj partie.
“Kam përshtypjen se Kurti po pret me pa se çka po ndodh brenda LDK-së për me pas të qartë si me vazhdu”, tha ai.
Canaj lutet që Kurti në mandatin tjetër t’i marrë 75% të votave
Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21, me ironi, është lutur që Vetëvendosje në mandatin tjetër t’i marrë 75% të votave.
“Qiky njeri (Kurti) e ka hypur rrymën edhe përpara, kur e ka çu ankesën te avokati atëherë i ka pasur 42%, masi e ka çu padinë i ka marrë 51%. Qytetari e ka votuar prapë 51% se ‘ma ke hyp rrymën’, tash për qita po thamë: ishalla i merr 71%, bile mirë është me e hyp rrymën edhe pak se po i dhez mirë”, tha ai.
Canaj pas deklaratës së Kurtit: Ka drejtë me thanë “ngrinu me qejf, ia kemi dhënë 51%”
Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot gjatë ditës tha se qytetarët po e mbajnë dhomën ngrohtë, duke shtuar se kanë dëshirë të ngrohen me rrymë.
Canaj ngriti pyetjen se cila është temperatura adekuate për Kurtin.
“Kur një kryeministër del dhe fare nuk merret me problemin e qytetarit, por e akuzon qytetarin pse po e mban dhomën më ngrohtë, tash s’po e di cila qenka temperatura normale për të, sa është më ngrohtë… ka edhe njerëz që, nëse Kurti thotë temperatura e dhomës duhet të jetë 14, nuk i besojnë mjekësisë, por i besojnë Kurtit”, tha ai.
“Kurti që pretendon të bëhet kryeministër po bën hajgare me qytetarët, edhe ka drejtë, por more se i ka fituar 51%, ka drejtë me thanë ‘ngrinu, po me qejf ia kemi dhënë 51%’”, tha Canaj.
Ai shtoi se qytetari i Kosovës po vidhet dhe paratë po i dërgohen Vukamoviqit./21Media