Canaj: Familja Jashari nuk ka nevoj të vihet te posti i presidentit

(Lajm i përditësuar)
Canaj: Familja Jashari nuk ka nevoj të vihet te posti i presidentit
Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, për futjen e ndonjë familjari të familjes Jashari në postin e presidentit tha se e njëjta nuk duhet të vihet tek ky post.
Ai ndër të tjera hodhi kritika ndaj partive politike për keqpërdorimin e emrave të një familje për keqpërdorim politikisht.
”Unë mendoj që Kulla e Jasharve dhe familjeve heroike duhet të jetë pak mbi edhe presidentit, nuk ka nevoj familja Jasharaj që të vihet te posti i presidentit përderisa qëndron mbi në sytë e secilit qytetarë dhe për këtë arsyje po them se për keqardhje kur i sheh politikanët të cilët gjithmonë mundohen që sakrificën e një familje dhe emrin e një familje ndoshta më të rëndësishme në Kosovë ta keqpërdorin politikisht, kjo është për keqardhje. Nuk ka nevoj që familja Jasharaj që mirret si shenja jonë kryesore, nacionale si familje të fusë njerëz të saj përshkak se e kemi vrejtë që politika në Kosovë njerëzit i degradon dhe aq më keq kur bëhet vegël e një politikani”, theksoi ai./21Media
Canaj: Kurti është ekspert i taktikave politike
Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, tha se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është ekspert i taktikave politike teksa shtoi se ai i lë flejtë partitë tjera.
”Tashmë është dëshmu që Kurti në krahasim me të gjitha partitë tjera është ekspert i taktikave politike, ai i lë flejtë këta tjerët, shkurt edhe shqip. Pesë pare nuk i jep Kurti nëse zgjatet edhe pak, pesë pare nuk i jep Kurti nëse e gjen një formë që fajin e gjuan diku tjetër për shkak se beteja e tij është aty dhe duke pasur parasysh atë qka na pret unë nuk besoj që zoti Kurti do ta bëjë vetë, edhe asociacionin. Institucionet do ti bëjë, buxhetin do të votohet për shkak se do të kollaboj shteti”, tha ai./21Media
Canaj: Nëse partitë opozitare e votojnë Vjosa Osmanin ia pafshin hajrin
Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, tha se nëse partitë opozitare e votojnë Vjosa Osmanin për mandatin e dytë si presidente ia pafshin hajrin. Ai u shpreh se Osmani nuk do të jetë në listën për presidente.
”Nuk e besoj që Vjosa Osmani që do të jetë. Zonja Osmani sikur të ishte sjellur me partitë ish opozitare pak më ndryshe apo tani opozitare, me siguri që do të mund ta thoja me pasiguri që nuk do të jetë. Duke pasur parasysh se si është sjell ajo me njerëzit, se si ka funksionuar si pjesë e VV-së, jo si presidente. Në qoftë se partitë opozitare e votojnë ia pafshin hajrin, por logjika ime apo matjet logjike nuk po më thonë që dikush si zonja Osmani mund të jetë”, deklaroi ai./21Media
Canaj: Vjosa Osmani nuk është paraqitur si presidente për të gjithë
Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, për zgjedhjen e presidentit/es së re ka paralajmëruar se mund të ketë edhe një emër tjetër.
Ai shtoi se presidentja, Vjosa Osmani nuk ka qenë figurë e të gjithëve.
“Deri më tani nga ajo që kemi parë ka një përpjekje që të shtyhet Vjosa Osmani, apo së paku na shtynë të mendojmë që vetëm Vjosa Osmani. Kur e shohim atë se qka po ngjen këtyre ditëve, atëherë mund të themi që fare lehtë mund të ketë edhe një emër tjetër. Nuk e besoj që partitë opozitare do të duhej të votonin blanco por edhe janë të gatshme që të votonin blanco një emër i cili nuk është një emër i cili i përbashkon. Vjosa Osmani nuk ka qenë prej atyre figurave e cila është paraqitur si presidente e të gjithëve dhe për të gjithë, mirëpo gjithmonë e kemi parë duke pasur një anë”, tha Canaj./21Media