Canaj: Jemi në bllokadë shtetërore, nuk po kërkohet bashkëpunim me Listën Serbe

Në prag të seancës konstituive të Kuvendit që pritet të mbahet nesër, analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se nesër nuk pret që të ndodhë diçka.
Duke e përshkruar situatën aktuale politike, Canaj tha se më nuk mund të konsiderohet si krizë politike, por si një bllokadë shtetërore të shkaktuar nga vetë ata që morën besimin e qytetarëve.
Sipas tij, askush nuk po kërkon bashkëpunim me Listën Serbe, por ekziston një nevojë urgjente për të zhbllokuar institucionet dhe për të rivendosur funksionalitetin shtetëror.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?