Canaj: Lista Serbe po e fut Kuvendin në ”kurth”

(Lajm i përditësuar)
Canaj: Lista Serbe po e fut Kuvendin në ”kurth”
Canaj: Kurti po mendon a të shkojë edhe një herë në zgjedhje
Analisti politik Blerim Canaj ka folur për Listën Serbe dhe rolin e saj në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se kjo parti po vepron në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ai gjithashtu ngriti shqetësimin mbi qeverinë aktuale dhe mendimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për të vendosur nëse do të vazhdojë qeverisjen apo do të shkojë në zgjedhje.
“Problemi që kam unë është se është e mundur që disa deputetë të Listës Serbe, rreth 10, të fusin në kurth të gjithë Kuvendin e Kosovës dhe të veprojnë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve. Pse kjo qeveri nuk ka marrë një vendim për t’i çuar në gjykatë dhe për të nisur një procedurë për shpalljen e Listës Serbe jashtëligjore? Problemi tjetër është se Albin Kurti po mendon nëse duhet të vazhdojë qeverinë apo të shkojë në zgjedhje,” tha Canaj.
Canaj: LVV dhe Lista Serbe nuk respektuan himnin dhe Kushtetutën e Kosovës
Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka kritikuar disa institucione në Kosovë për mosrespektim të simboleve dhe ligjeve themelore të shtetit. Ai theksoi se janë ”dy parti” që nuk kanë treguar respekt as për himnin, as për Kushtetutën dhe as për shtetin e Kosovës.
“Ka institucione në Kosovë që nuk kanë treguar respekt as për himnin, as për Kushtetutën, as për shtetin e Kosovës. Dy parti politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, janë ndër ato që nuk kanë treguar respekt për këto,” tha Canaj./RTV21/21Media