Canaj: Lumiri spo ka “takat”, vendi do të shkoj në zgjedhje

(Lajm i përditësuar)
Canaj: Lumiri spo ka “takat”, vendi do të shkoj në zgjedhje
Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21 tha se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk po “takat” për situatën politike në të cilin gjindet Kosova për krijimin e qeverisë së re.
Teksa shtoi se Kosova me gjasë që do të shkojë në zgjedhje.
“Lumiri spo ka takat, aj tjetri spo ka takat, kush me drejtu atë të shkretin. Problemi është që duhet dikush që ka takat edhe me i orientu po ka edhe dije, ka edhe strategji. E testoj Lumiri, si duket pakënaqësia rritet te elektorati, me gjasë ne do të shkojmë në zgjedhje”, tha ai. /RTV21/21Media
Canaj: Po të mos ishte grupi i veteranëve të LDK-së, Abdixhiku do të ishte në qeveri
Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, tha se sikur të mos ishin veteranët e LDK-së, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku do të “udhëhiqte” qeverinë.
” Po të mos kishte qenë ky grupi i veteranëve të LDK-së, ndoshta sot do ta kishim qeverinë me Lumir Abdixhikun dhe të tjerët”, deklaroi ai. /RTV21/21Media
Canaj: A mundet Abdixhiku t’i besoj Dejones dhe Albinit
Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21 tha se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është me një pozicion për të marrë një hap të guximshëm për ndonjë koalicion.
Ai shtoi se çështja është sesa mundet i pari i LDK-së t’i besojë Kurtit dhe Mihalit.
“Te LDK-ja ka zëra plotë që e kërkojnë kokën e Lumirit, tash edhe Lumiri është me një pozicion që a të ndërmerr një hap të guximshëm edhe të futet në Albinin, natyrisht çështja është sesa mundet me ju besu Albin Kurtit dhe Dejona Mihalit”, tha ai. /RTV21/21Media