Canaj tregon dy mundësi që Kosova të mos shkojë në zgjedhje

(Lajm i përditësuar)


Canaj tregon dy mundësi që Kosova të mos shkojë në zgjedhje

Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, ka treguar dy mundësi që Kosova të mos shkojë në zgjedhje.

E para mundësi sipas tij është nëse mendohet për një qeverisje deri në zgjedhjen e presidentit në parlament të dërgohet emri i Fatmir Limajt, teksa shtoi se Limaj mund të merrë votat.

Ndërkaq të dytën mundësi ai vlerëson që Albin Kurti në një mëngjes të bukur ta kontaktojë, Memli Krasniqin dhe Bedri Hamzën për të bërë një kompromis.

“Janë dy mundësi tani më që të mos shkojmë në zgjedhje, e para është në qoftë se mendohet për një qeverisje deri në zgjedhjen e presidentit në parlament të qohet emri i Fatmir Limajt, jam shumë i sigurtë që ai i merrë votat përshkak se është komunikativ edhe i ka ish kolegët dhe bashkëluftëtarët e vetë. E dyta është që me qenë se LDK është bllokuar në kuptimin e asaj që nuk dëshiron të hyjë në qeverisje. Albin Kurti në një mëngjes të bukur ta kontaktojë, Memli Krasniqin dhe Bedri Hamzën dhe të bëjë një kompromis. Politika është kompromis”, tha Canaj. /21Media


Canaj: Nëse mbahen zgjedhjet nacionale dhe komunale mund të mashtrohen qytetarët

Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me zgjedhjet lokale dhe atyre nacionale, ai thotë se nëse mbahen zgjedhjet edhe nacionale dhe komunale mund të mashtrohen qytetarët për të marrur një frymë pro Albin Kurti.

“Nëse mbahen zgjedhjet edhe nacionale dhe komunale atëherë mund të mashtrohen qytetarët e merrë një frymë pro Albin Kurti”, tha ai.

Ndër të tjera Canaj tha synimi i VV-së duket se është që Kosova të shkojë në dy parë zgjedhje.

“Synimi i VV-së si duket është edhe më tutje që Kosova të shkojë në dy parë zgjedhje, komunale dhe nacionale dhe atë përshkak të përvojës të cilën e ka pasur VV në zgjedhjet e kaluara komunale, pse? Në zgjedhjet komunale e kemi parë që të rëndësishëm janë kandidatët për kryetarët të komunave  dhe VV pa Albin Kurtin nuk mund të funksionojë”, theksoi ai. /21Media

Back to top button