Canaj: Nëse Vetëvendosje siguron 81 vota, Osmani bëhet përsëri presidente

(Lajm i përditësuar)


Canaj: Nëse Vetëvendosje siguron 81 vota, Osmani bëhet përsëri presidente

Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, tha se nëse Vetëvendosje i merr 81 deputetë, Vjosa Osmani mund të bëhet presidente edhe për një mandat.

“Vjosa Osmani kurrë nuk e shoh më si presidente, përpos nëse Vetëvendosje i merr 81 deputetë, përndryshe, nuk e shoh”, deklaroi ai./RTV21/21Media


Canaj për zgjedhjet e jashtëzakonshme: Do të vazhdojnë bllokadën

Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, për zgjedhjet e jashtëzakonshme tha se ato nuk do të gjejnë zgjidhje, duke shtuar se do të vazhdojnë bllokadën.

“Nëse ne hyjmë në zgjedhje në dhjetor, po hyjmë në zgjedhje jo për të gjetur zgjidhje, por për ta vazhduar bllokadën, edhe për ta vazhduar atë bllokadë për 2 muaj, jo për zgjidhje”, tha ai.

Teksa shtoi se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte një qeveri teknike./RTV21/21Media


Canaj për propagandën: Nuk e besoj që Adriana Matoshi dhe Dimal Basha e dijnë

Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, për propagandën tha se deputetja e VV-së, Adriana Matoshi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha e dijnë.

“Unë nuk e besoj që zonja Matoshi e di, dhe nuk e besoj që edhe Dimal Basha e di si kryetar i Kuvendit”, theksoi ai./RTV21/21Media


Canaj: Vjosa Osmani shkatërroi një parti, për t’u bërë presidente

Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, për presidenten e vendit, Vjosa Osmanin tha se ka shkatërruar një parti politike tradiconale për tu zgjedhur presidente.

Teksa shtoi se nuk është çuditëse të shihet dorëheqja e saj.

“Vjosa Osmani e shkatërron një parti politike tradicionale se i ka konvenu me qenë presidente, kjo nuk më çudit nëse zonja Osmani jep dorëheqje, në qoftë se sheh që është e pamundur që t’i shtyej zgjedhjet edhe për tre muaj”, tha ai./RTV21/21Media


Canaj për letrën e Kurtit: Edhe me qenë kërkesë kush i beson

Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, për letrën e Albin Kurtit ndaj kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës tha se mund të ketë filluar të edukohet.

“Bravo i qoftë. Kurrë nuk ka dërguar, ndoshta ka filluar të edukohet, civilizohet pak”, deklaroi ai.

Ai për Albin Kurtin tha se “Ku i besohet këtij më edhe me qenë kërkesë kush i beson”/RTV21/21Media


Canaj për ish opozitën: Problemi tek ta është që kanë vrapuar gjithmonë pas temave të Kurtit

Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, për ish opozitën tha se tek ata problemi është që ata vrapojnë pas temave të Albin Kurtit.

“Këta po pajtohet me Albinin edhe me Vetëvendosjen që të gjithë ata e kanë pasë gabim. Problemi është që këta kanë vrapuar gjithmonë pas temave të Albinit edhe atë e kanë pasë një rol defenziv”, tha ai./RTV21/21Media

Back to top button