Kaloni te përmbajtja kryesore

Canaj: Nuk e përjashtojë mundësinë që PDK-ja në emër të respektit për Limajn t’ja ofrojnë 3 deri në 4 vota

Ish-diplomati, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me koalicionet e partive për krijimin e qeverisë ai thotë se nuk e përjashton mundësinë që PDK-ja t’i ofrojë Nisma-së 3 deri në 4 vota në mënyrë të organizuar.

Canaj ndër të tjerash thotë se partitë opozitare duket që do ta kenë më të vështirë nëse shkohet prap në zgjedhje.

“Të ju them të drejtën u përmend që pastaj deputetët të arsyetohen me interesin shtetërorë por është edhe interesi personal për shkak se nuk e besoj që ata do të jenë sërish të gatshëm në rast se krijohet një ngërq dhe pastaj vie deri tek zgjedhjet e reja, unë nuk e besoj që ata do të jenë të gatshëm që prapë të dalin në zgjedhje përshkak se zgjedhjet kanë edhe kosto, pastaj e kemi parë që është goxha një betejë e rëndë së paku këtë herë ka qenë betejë e rëndë, edhe mrenda partive politike pikërisht dhe nuk e di pastaj sesa ata do të jenë të gatshëm edhe nga partitë opozitare. Duhet të kemi parasysh edhe faktin që në qoftë se Lëvizja Vetëvendosje kërcënon që ne do të shkojmë në zgjedhje tash e e dimë që është partia më e pasur momentalisht dhe ajo mund të ketë atë komoditet, por partitë opozitare duket që do ta kenë më të vështirë andaj edhe pres që të mos shkojmë prap në zgjedhje, tash po flitet është folur madje nga mrenda partive që ekziston një marrëveshje në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës, por si duket po i duhen edhe disa vota. Nuk e përjashtojë mundësinë edhe nga PDK-ja në emër të respektit për Limajn t’ja ofrojnë në mënyrë të organizuar 3/4 vota apo sa i duhen”, tha ish-diplomati. /21Media


Canaj: Albin Kurti e ka ditur mbrëmë se nuk i ka numrat

Ish-diplomati, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me sigurimin e dy votave për formimin e qeverisë ka thënë se Albin Kurti e ka ditur mbrëmë se nuk i ka numrat.

Ai ndër të tjerash shton se gjuha e Kurtit e përdorur në fushatë ka mundur të ketë mungesë së kontrollit të emocioneve e cila sipas tij tani është e vështirë për kërkim falje.

“Kështu rëndë nuk ka pasur, në ditën kur është mbyllur fushata që ka fituar kushdo cilado parti që ka fitu nuk e ka pasë këtë gjuhë përshkak se secila e ka menduar atë që tash është kohë të ulemi dhe të bisedojmë të formojmë qeveri. Albin Kurti e  ka ditur mbrëmë që nuk i ka numrat, nuk e ka 50% e famshëm edhe kjo është dashtë të mendojë, po si duket mungesa e mundësisë së kontrollimit të emocioneve e ka shtyer atë që të shprehet ashtu edhe tash duket që e ka vështirë të përbijë edhe të kërkojë falje”, tha Canaj. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button