Canaj: Qeveria jonë e ka kryer punën për të cilën Serbia ka investuar gjithmonë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova po vendos sundim të ligjit, rendit publik për paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim. Kurti tha se Kosovës është e interesuar për bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë edhe Francën. Këto deklarata të kryeministrin vijnë një ditë pasi presidenti i Francës Emanuel Macron gjatë një vizite ne Serbi kritikoi Qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme të cilat sipas presidentit francez përbëjnë shqetësim për bashkësinë ndërkombëtare dhe përçojnë sinjal të keq për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Pasi nënshkroi marrëveshje rreth tre miliardë euro me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për shitjen e 12 avioneve luftarak “Rafale”, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, kritikoi Qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme të cilat, sipas tij, nuk janë sinjale të mira për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Nga Beogradi Macron porositi se Kosovën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Emanuel Macron, president i Francës
“Kjo çështje nuk do të zgjidhet pa kompromis nga të dyja palët dhe nëse nuk ka guxim politik për të arritur një zgjidhje. Në këtë drejtim, dua të përgëzoj autoritetet serbe që në fund të vitit të kaluar filluan zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Së bashku me partnerët tanë evropianë, kemi shprehur shqetësimin tonë për veprimet e fundit të njëanshme të Kosovës, të cilat nuk dërgojnë një sinjal të mirë. Ju siguroj që Franca do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje të veçantë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë dhe në këtë kontekst, jemi veçanërisht të përkushtuar për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Macron.
Ndërkohë, kryeministri Kurti i është kundërpërgjigjur tërthorazi kritikave të presidentit francez. Kuri tha se Kosova është e vendosur në zbatimin e sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim. Por, kërkoi mbështetje dhe bashkëpunim me faktorin ndërkombëtarë.
“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik, njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallime. Në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu natyrisht edhe Francën të cilën e konsiderojmë vend mik, aleat, e partner shumë të rëndësishëm edhe në BE edhe në NATO”, tha Kurti të premten.
Profesori i historisë politike, Blerim Canaj, vlerëson se përafrimi i Francës dhe Gjermanisë me Serbinë, në mënyrë indirekte është pasojë edhe e qëndrimeve të qeverisë aktuale në Kosovë.
“Këto marrëveshje të mëdha që u nënshkruan natyrisht që e favorizojnë Serbinë. Fatkeqësisht ne jemi në një pozicion më të rëndë. Vuçiqit nuk i intereson shumë marrëveshje për shkak se e kemi vërejtur që ka tre muaj që Vuçiqi nuk e përmend më Kosovën për shkak se Qeveria jonë po ia kryen punën Vuçiqit”, tha ai për rtv21.
Profesori Canaj tha se ndërtimi i partneritetit me shtetet e mëdha është mund dhe sakrificë nder vite i Kosovës.
Sipas tij, Qeveria me veprimet e njëanshme i ka ftohur marrëdhënie me aleatet.
“Na është dashur vite që ne si shteti i vogël të ndërtojmë marrëdhënieve me aleatet. Sa do na duhet mund që të rikthejmë besimin e krijuar për 40 vite. Qeveria e ka kryer punën për të cilën Serbia ka investuar gjithmonë”, tha ttje Canaj për rtv21.
Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, gjatë një vizite në Prishtinë tha se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise për një marrëveshje politike, si kusht për përafrim me Bashkimin Evropian./RTV21/21Media