Canaj: Qytetarët po paguajnë për mafien energjetike, e cila është ndihmuar të formohet nga qeveria

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka kritikuar menaxhimin e sektorit energjetik në Kosovë, duke theksuar se qytetarët po paguajnë shtrenjtë për interesa të ngushta politike.
Ai shprehet se qeveria e tanishme ka kontribuar në formimin dhe mbështetjen e “mafies energjetike”, e cila sipas tij shfrytëzon situatën për të grumbulluar miliona mbi kurrizin e qytetarëve.
“Sipas situatës, duket se qytetari i Kosovës po paguan për mafien energjetike, e cila është ndihmuar të formohet nga qeveria jonë,” tha Canaj./RTV21/21Media