Blerim Canaj: Gjynahet më të mëdha për rënien e LDK-së i bart Vjosa Osmani

(Lajm i përditësuar)
Canaj: Shpresoj që LDK të mos kthehet te budallallëku i mëhershëm
Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 tha se shpreson që LDK-ja, mos te kthehet te “budallallëku i mëhershëm”.
Ai thekson se është normale që brenda partisë të ketë ambicie dhe meritokraci, duke përmendur figurat e Lutfi Haizirit dhe Hykemte Bajramit si kandidiatë potencial për kryetar të partisë.
“Po shpresoj që LDK nuk i kthehet budallalkut të më hershëm, është shumë normale që njerëzit brenda saj të kenë ambicie, meritorë e shohë lufti Haizirin, meritore e shohë Hykemte Bajramin, duke e pas parasysh energjinë e saj.” tha Canaj.
Blerim Canaj: Gjynahet më të mëdha për rënien e LDK-së i bart Vjosa Osmani
Analisti politik Blerim Canaj në Click të RTV21 ka folur për situatën aktuale në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen.
Ai ka theksuar se “gjynahet më të mëdha për rënien e LDK-së i bartë Vjosa Osmani, por për rritjen e VV nuk është vetëm Vjosa Osmani”.
Canaj tutje nënvizon se faktorët që ndikojnë në rezultatet e partive janë më të gjerë dhe nuk mund t’i atribuohen vetëm një individi./RTV21/21Media