“Ukë Rugova President?” Canaj: LDK dhe VV afër marrëveshjes

(Lajm i përditësuar)

Canaj: VV-se i mjafton vetëm LDK-ja

Analisti politik Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21 ka folur për marrëdhëniet mes partive kryesore politike në Kosovë.

Ai ka theksuar rolin e LDK-së në koalicion me VV-në dhe ka dhënë një vlerësim  edhe për PDK-në. Canaj tha:

“Edhe ato qe i bon ekq Albin Kurti ia gjuajn PDK-se keshtu qe PDK-ja eshte mire me nejt ku eshte ne opzote, e lumtur nulk eshte sepse em qene e lumtur edhe LDKja-jakish me nejt atu,”

Duke shtuar më pas se: “VV-se i mjafton vetem LDK-ja.”

Deklaratat e tij në ”Click” të RTV21 ngrenë pikëpyetje mbi negociatat e mundshme dhe ndikimin e LDK-së në qeverinë e ardhshme, ndërsa gjithashtu tregojnë marrëdhënien komplekse mes partive opozitare dhe atyre në pushtet.


“Ukë Rugova President? Canaj: LDK dhe VV afër marrëveshjes

Analisiti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se ka informacione nga disa burime të LDK-së se tashmë janë zhvilluar disa biseda mes LDK-së dhe VV-së për një marrëveshje rreth ”formimit të Qeverisë”.

”Ukë Rugova do të jetë kandidat për presidnet të Kosovës, ose për kryetar të Kuvendit, sipas informaiconeve të mija tash janë zzhvilluar disa bisedime mes LDK-së dhe VV-së, bëhet fjalë për gjashtë ministri që munden em i shku LDK-së”, tha Canaj.

”Ka informacione që do të ketë ndryshime edhe brenda LDK-së”, tha Canaj.

Canaj tutje ka shtuar se ”Vëshitrë se do ta kemi Vjosa Osmanin presidente më shumë besoj që do ta kemi ministre të jashtme”./RTV21/21Media

Back to top button