Canaj: VV-ja ka rënie absolute nuk do ta arrijë përqindjen e zgjedhjeve të fundit

(Lajm i përditësuar)


Vargjet e Edona Llalloshit për Kurtin, Canaj: Albinit nuk i shkojnë hiq

Analisti Blerim Canaj ka komentuar këngën e Edona Llalloshit, kushtuar Albin Kurtit duke e cilësuar si ”një nga më interesantet në karrierën e saj”

“Të kishte qenë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Kadri Veseli, do t’u shkonte, këtij nuk i shkon hiq. Edona Llalloshi – kjo këngë ka me mbetë kënga më interesante në karrierën e saj. Ia ka bërë qejfin, njerëzit janë të papërmbushur pas zgjedhjeve. Kjo këngë është inekzitente”, tha Canaj.


Canaj: VV-ja ka rënie absolute nuk do ta arrijë përqindjen e zgjedhjeve të fundit

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të VV-së ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është në rënie të dukshme elektorale dhe, sipas tij, nuk do të arrijë përqindjen që kishte marrë në zgjedhjet e fundit.

Ai theksoi se trendi i rënies është absolut dhe i pashmangshëm.

“VV-ja ka rënie absolutisht, po, dhe nuk e merr atë përqindje në zgjedhjet e fundit, absolutisht nuk e merr”, tha ndër tjera Canaj.


Canaj: Nuk pres që VV të ndryshojë, Konjufca është më konstruktivi brenda saj

Analisti politik Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, ka komentuar paraqitjet e fundit mediatike të përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato si pjesë të fushatës zgjedhore dhe strategjisë së komunikimit me publikun.

Ai theksoi se nuk pret ndryshim thelbësor në qasjen e VV-së, duke veçuar Glauk Konjufcën si figurën më konstruktive brenda partisë, por duke shtuar se ai përcjell qëndrimet e liderit dhe të partisë.

“Dalja e tyre në media i bie që jemi në fushatë dhe atyre iu duhet një kanal me publikun. Nuk e pashë që asnjëri prej tyre është ulur me panelistë. Tash kanë filluar me i shfrytëzuar studiot televizive se iu duhen për fushatë. Nëse Albin Kurti është i interesuar që të dalë i pari në zgjedhje dhe ta formojë një qeveri, dhe mos ta lë vendin në këtë gjendje, atëherë edhe gjuha e tij duhet të jetë e edukuar. Nëse ai përdor gjuhë populiste dhe denigruese, atëherë nuk ka asgjë. Këta e përdorin si strategji për ta hedhur fajin diku, mundohen t’i ndryshojnë rolet, por në parim nuk pres që VV të ndryshojë. Glauk Konjufca është karakteri më konstruktiv brenda VV-së, por ai e përkthen atë që e mendon partia, përkatësisht lideri”, tha Canaj./RTV21/21Media

Back to top button