Capital T dhe Mc Kresha po sjellin një projekt së bashku
Reperët, Capital T dhe Mc Kresha po vijnë në një bashkëpunim.
Lajmin e ka bërë të ditur artisti, Capital T i cili përmes një postimi në ”Instagarm”, ka treguar se Mc Kresha do të marr pjesë në njërën nga këngët, e cila do të jetë pjesë e albumit të tij.
”Dy Gorilla, tavnikcity also part of my upcoming album HEARTBROKENKIDS, 21.12.21”, ka shkruar Trimi krahas fotografisë së dyshës.

Reperi shqiptar, Capital T ka kohë që ka bërë të ditur se është duke punuar për të sjellur një album.
Artisti së fundmi ka treguar se albumi i tij do të lansohet më 21 dhjetor dhe mban emrin ”Heart Broken Kids”.
Megjithatë, tashmë është lansuar kënga ”Plan”, që është njëra ndër këngët që do të përmbajë albumi i Capital T-së./21Media