Capital T komenton pamjet për largimin e afganëve

Këto ditë shpesh e kemi hasur një fotografi brenda një aeroplani që shihen disa afganë duke u larguar nga vendi i tyre.
Siç u raportua, 640 persona ishin të grumbulluar në aeroplan, shumë më shumë se sa pritej, kjo pasi aeroplani në fjalë thuhet se është i projektuar të bartë vetëm 150 persona.
Lidhur me këtë, një reagim së fundmi e ka bërë edhe reperi Capital T, i cili këtë ngjarje e ka lidhur me luftën e fundit në Kosovë në vitin 1999.
”Më kujton dikë 22 vjet më parë”, ka shkruar artisti në InstaStory.

Gjithashtu, ai tutje ka shkruar se ”Historia që harrohet, përsëritet”.

Ndërkaq, dhjetëra afganë po ikin nga talebanët, të cilët po përparojnë me shpejtësi dhe po marrin pushtetin në të gjithë vendin./21Media

Back to top button