Cardi B thotë se është gati të ketë një fëmijë tjetër

Cardi B mezi pret të zgjerojë sërish familjen e saj.
Ndërsa ndau disa fotografi të reja të adhurueshme të djalit të saj, Wave, fundjavën që lamë pas, reperja e hitit “WAP” zbuloi se dëshiron të ketë një fëmijë të tretë.
Krahas fotografive të postuara në Twitter, reperja ka shkruar “Djali im është kaq i zjarrtë. Mezi pres të mbaroj me biznesin dhe të bëj të tretin”.
Cardi B ka vajzën katërvjeçare Kulture dhe djalin 13-muajsh Wave me bashkëshortin, reperin Offset.
Ndërsa, Offset ka edhe tre fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme, vajzën Kalea 7 vjeç, djalin Kody 7 vjeç dhe Jordanin 12 vjeç./21Media

Back to top button