Kaloni te përmbajtja kryesore

Carlo Ancelotti: Vinicius Jr do të fitojë Topin e Artë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka pranuar haptazi që Vinicius Junior duhet ta fitojë Topin e Artë.

Këtë vit gara për Topin e Artë si duket është mes katër futbollistëve, dhe për herë të parë që një kohë të gjatë në listë nuk gjenden Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Tre yjet e Real Madridit, Vinicius Junior, Jude Bellingham e Dani Carvajal dhe mesfushori i Manchester Cityt, Rodri po i prijnë garës për Topin e Artë.

E për Ancelottin, Vinicius është fituesi i këtij çmimi prestigjioz.

“Carvajal bëri shumë mirë, ai fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe shënoi në finale, fitoi Euron. Por Vinicius… lojtar i talentuar, i ri, imazh i mirë, fitoi La Ligën, fitoi Ligën e Kampionëve duke shënuar në finale dhe gjysmëfinale. Ai shënoi dy gola në Munich”, tha Ancelotti.

“Jude pati një sezon fantastik. Fitimi i Ligës së Kampionëve, fitimi i ligës dhe ishte një surprizë e madhe. Lojtari më i mirë i sezonit të ligës. Rodri është gjithashtu një mesfushor fantastik, një nga mesfushorët më të mirë në garë dhe konsistent”, shtoi më tej Ancelotti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button