“Carmen” jepet të premten nga Baleti Kombëtar

Të premten(11 maj), do të jepet shfaqja “Carmen”, nga Baleti Kombëtar i Kosovës.
Me koreografi të Natalia Osipova, “Carmen” nis nga ora 20:00.
Ndryshe, trupat e Baletit Kombëtar po vazhdojnë përgatitjet për shfaqjen premierë të 2 qershorit të këtij viti.
“Koreografët, Yannick Boquin dhe Siner Gonenc, tash e disa ditë kanë filluar provat me balerinët tanë, për të vënë në skenë dy pjesë baleti, koreografi autoriale klasike, nën tingujt e kompozitorëve , Ë.A.Mozart dhe D. Shostakovich”, thuhej në njoftim./21Media

Back to top button