Çatia bie mbi veturat në “Pejton”

Si pasojë e erërave të forta çatia e një objekti në lagjen “Pejton” ka rënë mbi disa vetura të parkuara.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Malë Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë.
“Sipas informates qe kemi pranuar ne ora 13:25. Ekipet e zjarrfikesve kane dale ne vendin e ngjarjes, aty kishte rene mbi vetura dy pjesë të llamarinës . Sipas informatave , nuk ka te lënduar. Rasti ka mbetur të trajtohet nga organet kompetente”, ka thënë Gashi.
Rtv21.tv ka kontaktuar edhe Drejtorinë e Emergjencave në Komunën e Prishtinës dhe është duke pritur përgjigje.
Kujtojmë se në mëngjesin e sotëm Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë thirrje të shmangen shëtitjet ose punët në natyrë dhe kaosi në komunikacion pasi gjatë së martës pritet të ketë stuhi dhe rrufe./21Media