“Çdo njohje e re është një hap përpara”, Memli Krasniqi i gëzohet njohjes së Kosovës nga Siria

Kryetari i PDK-së, Memli Krasni ka reaguar për njohjen e Kosovës nga shteti i Sirisë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e shtetësisë dhe pozitës ndërkombëtare të vendit
Krasniqi ka shprehur mirënjohje ndaj miqëve të Kosovës lidhur me rolin e tyre në këtë proces të kësaj njohje.
Ndër të tjera ai shtoi se Kosova ka nevojë për më shumë miqësi, diplomaci dhe besim në vetvete.
“Siria ka njohur pavarësinë e shtetit tonë, duke e çuar në 120 numrin e njohjeve ndërkombëtare. Mirënjohje për miqtë tanë që vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës dhe për rolin e tyre në këtë proces.
Çdo njohje e re është një hap përpara drejt forcimit të shtetësisë, integrimit dhe ringritjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kosova ka nevojë për më shumë miqësi, më shumë diplomaci dhe më shumë besim në vetvete. Vizioni izolues duhet të marrë fund, dhe vendi ynë duhet t’i rikthehet politikës së jashtme aktive, bashkëpunuese dhe dinjitoze, në aleancë të plotë me partnerët tanë strategjikë”, ka shkruar i pari i PDK-së në Facebook./21Media