RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
“Çdo përparim i Rusisë në Ukrainë shton rrezikun në Kosovë”
🇽🇰 Kosova

“Çdo përparim i Rusisë në Ukrainë shton rrezikun në Kosovë”

Sipas një raporti të inteligjencës amerikane, Ballkani Perëndimor ka gjasa të përballet me një rrezik të dhunës ndëretnike gjatë këtij viti. Në këtë kontekst komandanti suprem i NATO-s për Evropën, Kr

nga B G23 prill 202423 prill 2024

Sipas një raporti të inteligjencës amerikane, Ballkani Perëndimor ka gjasa të përballet me një rrezik të dhunës ndëretnike gjatë këtij viti. Në këtë kontekst komandanti suprem i NATO-s për Evropën, Kristofer Kavolli konfirmi se Aleanca ushtarake ka vendosur të rrisë trupat e KFOR-it në Kosovë, por edhe artilerinë e rëndë. Duke komentuar raportet e inteligjencës amerikane nënkryetari i komisionit për siguri në Kuvendin e Kosovës Enver Dugolli, këtë angazhim e konsideron regim ndaj kërcënimeve të vazhdueshme që po bënë Serbia.

“ …deri sa Serbia nuk e njeh Kosovën mendon që me çdo formë ta destabilizoj situatën në rajon dyshimet dhe shqetësimet janë se ajo mund ta krijoj një rrethanë një momentum për të cilën po punon vazhdimisht në mënyrë që plani i Millosheviqit të realizohet e që ishte një Serbi e madhe. Ne shqetësohemi por nuk frikësohemi pra jemi të pregaditur për çdo gjë pasi që atdhe tjetër nuk kemi“, tha Dugolli për rtv21

Si pikë e nxehtë për tensione të mundshme vlerësohet veriu i vendit, sidomos pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një rreshter i policisë së Kosovës. Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e veriut Veton Elshani, e vlerëson situatën aktuale të sigurië atje të qetë, por delikate. Elshani flet edhe për një vigjilencë të shtuar të policisë në veri dhe për një bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in

“Sulmi në Banjskë ka tregu se si përgjigjemi dhe si duhet të përgjigjemi, kërcënimi kryesor është Serbia nëse veç vendosë me e prekë atë butonin e panikës për çka edhe do ta prek ne jemi të gatshëm të përgjigjemi sepse duhet të përgjigjemi gjithmonë në koordinim me partnerët ndërkombëtar”, tha Elshani.

Për një rrezik real flet edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Kolë Krasniqi, i cili vë theksin tek Lista serbe, e cila ka ndikimin dhe kontrollin politik në veri.

“Institucinet ndërkombëtare të sigurisë nuk do të lejojnë befasi dhe do të marrin masa efikase dhe me kohë për parandalimin e çdo përpjekje për nxitjen e një konflikti të ri në Ballkan…”, tha Krasniqi

Raporti i zyrës së drejtorit të intelegjencës kombëtare të SHBA-së paralajmëron se udhëheqësit nacionalistë të Ballkanit ka të ngjarë t’i përkeqësojnë tensionet për avantazhe politike ndërkohë që aktorët e jashtëm duke iu referuar Rusisë dëshirojnë t’i shfrytëzojnë këto tensione për ruajtje dhe shtrirje të ndikimeve të tyre në Ballkanin Perëndimor./RTV21/ 21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

42 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë