Ceki mbërrin në Indonezi, një vit pasi u nis me biçikletë

Pas një viti e tre muajsh, Ceki Hoti nga Prizreni, ka shkuar në shtetin e Indonezisë ku është nisur nga Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se ka mbërritur në qytetin Bau Bau të Indonezisë, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të lodhshëm me biçikletë.
Ai ka falënderuar të gjithë personat të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.
Hoti tregoi sfidat që kaloi gjatë këtij rrugëtimi të largët, ku përmendi luftëra e tajfune.
“Duke marrë parasysh pasaportën, mungesat e ambasadave, mbështetjen nga shteti, kalimin në tri luftëra, një stuhi shiu në shkretëtirë, që vetëm Zoti e di si kam dalë gjallë, një tajfon, vërshime, situata tepër të rrezikshme, banda të ndryshme, kafshë të egra, mungesa të vizave, pa ekip mbështetës, një njeri i vetëm. Por, pa marrë parasysh të gjitha këto, kur thua ‘e bëj’, o bëje, ose mos ia fillo hiq”, ka thënë Hoti.
Krejt në fund ai ka pohuar se ka kaluar 17 shtete e gati 23,000 kilometra për një vit e tre muaj. /21Media