Çekia rikonfirmon përkrahjen për proceset integruese

Ministrja Hoxha e vlerësoi përkrahjen e Greqisë në Parlamentin Evropian dhe Interpol

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti sot në takim, Pavel Bilek, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Çekisë në Kosovë, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit dhe procesin integrues.

“Çekia ka qenë përkrahëse e vazhdueshme e shtetësisë së Kosovës, potencoi Ministrja Hoxha, e cila vlerësoi edhe përkrahjen e fundit në Parlamentin Evropian dhe Interpol, me votën pro të këtij vendi mik.”, bëhet e ditur në komunikatë.

“Ne sot gjendemi para një sfide të re, sfidës së liberalizimit. Përkundër realizimit të të gjitha kushteve për liberalizim, ne mbesim i vetmi vend i privuar nga e drejta themelore, lëvizja e lirë”, ceku Ministrja Hoxha dhe shtoi se ish vendet me diktaturë komuniste e dinë më së miri ndjenjën e izolimit, kufizimit dhe procedurave të pakufishme për qytetarët për një vizë.

Më tej në komunikatë bëhet e ditur se i ngarkuari me punë i Ambasadës së Çekisë, Bilek, vlerësoi lartë plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizim dhe rikonfirmoi përkrahjen e Çekisë në të gjitha proceset që po kalon Kosova, me theks të veçantë, procesin integrues, reformat nga Agjenda Evropiane si dhe dialogun si një nga vlerat e Bashkimit Evropian.

“Ministrja Hoxha dhe Bilek, u dakorduan se Kosova dhe Çekia kanë vullnet dhe gatishmëri të thellojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, duke marrë përvojat integruese, përkrahjen për Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare por edhe bashkëpunimin e gjithanshëm, si dy vende mike.”, përfundoi komunikata./21Media

Back to top button