Çeku aktorëve: Na duhet kohë dhe mirëkuptim

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku i tha Rtv21 se çështja e aktorëve të Teatrit të Kosovës është procedurale dhe ajo kërkon kohë për t’u zgjidhur. Çeku tha se nuk mund të japë datë të saktë të zgjdihjes së problemit por kërkoi, siç tha, më shumë mirëkuptim nga aktorët.

Deklarimet e ministrit pasojnë një grevë prej më shumë se 20 ditëve të aktorëve të Teatrit të Kosovës, me kërkesat pë kushte më të mira pune dhe financim të Teatrit. Ata protestuan, të enjten, përpara Ministrisë së Kulturës përmes një shfaqjeje simbolike me një kukull që gjasonte në Minstrin Hajrulla Çeku.

“Zgjidhja për ta (Aktorët) është përfundimi i procesit ekuivalentimit të koeficentëve të cilën ne ua kemi sqaruar nga fillimi, pra komunikimi ka qenë i hapur, dhe jemi takuar, dhe kemi shkëmbyer letra, dhe ua kemi sqaruar këto procese, janë ligjore dhe marrin kohën e tyre”, tha Çeku për Rtv21.

“Kemi kërkuar mirëkuptim dhe kohë nga ta dhe ne po merremi intenzivisht me kërkesat e tyre, jo vetëm tash që ka nisur organizimi sindikal, por që nga fillimi i miratimit të ligjit të pagave. Koha e cila merr kjo çështje është puna e vullnetit te përgjithshëm i cili tashmë është dëshmuar me një ligj të ri të pagave në të cilin përformuesit e artit dhe krijuesit për herë të parë parashihen si kategori e veçantë, deri tani 85 % e punonjësve kulturorë kanë kaluar përmes procesit të ekuvalentimit të pagave, dhe çështja më e rëndesishme që duhet theksuar që ka rritje të ndjeshme të pagave edhe për instrumentistët e filharmonisë edhe për aktoret e teatreve lokale, edhe për valltaret e shotës edhe për balerinet edhe për punëtorët tekniko artistik edhe për menaxhmentin e institucioneve, në disa raste kjo rritje shkon deri në 100% ose edhe më shumë se aq, deri sa të përmbyllet ky proces sepse është në mes ministrisë tonë, ministrisë së punëve të brendshme dhe ministrisë së financave ne po e bëjmë më të mirën që të përmbyllim suksesshëm dhe sa më shpejt, por data mos kërkoni nga un sepse nuk e di. Ato janë çështje procedurale të cilat zgjidhen brenda ligjit dhe ruhet të respektojmë. /Rtv21/21Media

Back to top button