Çeku: Etno Fest ka sjellë një model të ri të menaxhimit të hapësirave kulturore në vend
Mbrëmë në fshatin Kukaj në Prishtinë ka filluar edicioni i 12-të i festivalit “Etno Fest”, i cili do të mbahet deri më 9 shtator.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mori pjesë në hapjen e festivalit.
Ai ka thënë se ky festival ka sjellë një model të ri të menaxhimit të hapësirave kulturore në vend.
Çeku vlerëson se “Etno Fest” është një koncept i shkëlqyer që shërben si shembull se si mund të transformohet një hapësirë për t’i shtuar vlerë kulturore dhe potencial turistik një vendi, duke ruajtur dhe promovuar traditat tona.
“Ishte kënaqësi e veçantë të ndjekim perfomancat, shfaqjen, ekspozitat dhe programin që ishte i paraparë për natën e parë dhe që do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera. Përgëzime për drejtuesin e festivalit, Fadil Hysaj dhe ekipin për punën e palodhshme që kanë bërë që ky festival të rritet çdo vit dhe të shndërrohet në vlerë artistike për vendin tonë”, ka shkruar Çeku në Facebook./21Media
|m1\-w|m3ga|m5