Çeku: Hapi ynë i parë drejt fitores sonë të madhe në Prishtinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës doli i dyti pas atij të LDK-së, Përparim Ramës.
Në një konferencë për media, Hajrullah Çeku tha se “Ky është një rezultat shumë i mirë për neve në Prishtinë, është hapi ynë i parë drejt fitores sonë të madhe në Prishtinë”.
Tutje ai ka shtuar se rezultati i këtyre zgjedhjeve e ka konfirmuar nevojën për ndryshim.
“Kemi parë që disponimi për ndryshim të madh në Prishtinë ekziston, dhe rezultati i zgjedhjeve të Prishtinës e ka rikonfirmuar këtë nevojë urgjente për ndryshim”, tha Çeku.