Çeku pas fitores së Krasniqit: Krenari dhe emocion i madh
Fitoren e Distria Krasniqit ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku e ka quajtuar si moment që përbën një emocion dhe krenari të madhe. “Xhudistja jonë Distria Krasniqi përsër
Fitoren e Distria Krasniqit ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku e ka quajtuar si moment që përbën një emocion dhe krenari të madhe.
“Xhudistja jonë Distria Krasniqi përsëri e artë. Krenari dhe emocion i madh, një paraqitje fantastike e saj në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë. Faleminderit Distrias por dhe të gjithë sportistëve tanë për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë në këto gara.Me punën dhe përkushtimin tuaj jeni shndërruar në frymëzim për të rinjtë e për të gjithë ne”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi sot ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Krasniqi mposhti rivalen e saj nga Kroacia Ana Viktorija./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






