Çeku: Rrnoftë Republika e Kosovës

Çeku: Rrnoftë Republika e Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, dhe pasi policët serbë zhveshën uniformat e tyre.
“Rrnoftë Republika e Kosovës”, shkroi Çeku në Twitter.
Përfaqësuesit serbë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës do të lënë detyrën. Kjo është vendosur në takimin e thirrur nga Lista Serbe mesditën e së shtunës në Zveçan.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Serbët përfaqësohen me një ministër në Qeverinë e Kosovës, dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës, me kryetarë komunash në ato qytete ku shumicë janë qytetarët serbë, si dhe në gjyqësor, polici. Të gjithë këta do të largohen nga institucionet e Kosovës./21Media

Back to top button