Çeku: Suksesi i Selmanit historik, na bëri krenarë

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në zyre Islam Selmanin, nënkampion i botës në karate.
Përmes një shkrimi në Facebook, Çeku ka thënë se suksesi i Selmanit është rezultat historik për sportin e Kosovës, teksa ka uruar Selmanin dhe ekipin.
“Islam Selmani u kthye sot në Kosovë si nënkampion i botës në karate. Pata kënaqësinë ta mirëpres në zyrë, së bashku me përzgjedhësin Isak Curri, kryetarin e Federatës së Karatesë, Besart Baruti dhe sportistët tjerë. Ky është një rezultat historik për sportin tonë dhe një dëshmi e punës dhe vendosmërisë së Islamit. Ai na bëri krenarë të gjithëve dhe e ngriti karatenë e Kosovës në majat e garave botërore.Ky triumf është frymëzim për të gjithë sportistët tanë. Urime Islamit dhe gjithë ekipit”, ka shkruar Çeku./21Media