Kaloni te përmbajtja kryesore

Celibashi në Vorë: Përfaqësuesit politikë të ruajnë qetësinë

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi në një deklaratë për mediet nga Vora deklaroi se procesi i votimit deri tani është i qetë, pavarësisht problematikave të vogla të raportuara në disa qendra votimi. Ai u bëri thirrje përfaqësuesve politikë që të adresojë shqetësimet në KQZ dhe të ruajnë qetësinë. Gjithashtu, Celibashi theksoi se në Vorë, ku po votohet elektronkisht, nuk ka asnjë problem me pajisjen e identifikimit.

Celibashi: Këshill për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë.

Përfaqësuesit politik t’i adresojnë shqetësimet në KQZ, të ruajnë qetësinë. Këshill për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë.

Nuk ka asnjë problem me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit. Problemet lidhen me pamundësinë e disa operatorëve për ta vendosur pajisjen në punë. 2 apo 3 pajisje nuk funksiononin, dhe ne e i kemi zëvendësuar.

Procesi i identifikimit elektronik ka shkuar edhe më mirë se viti 2021. Ka numër problematikash më të ulëta në krahasim me vitin 2021.

Këshill për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë./vizionplus.tv

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button