Celta Vigo konfirmon arritjen e marrëveshjes për Carles Perez

Celta Vigo ka arritur marrëveshje për huazimin e anësorit të Romës, Carles Perez.
Giallorossët kanë qenë shumë të angazhuar në tregun e transferimeve këtë verë për të ndërtuar një skuadër të fortë për projektin e Jose Mourinhos.
Siç ka njoftuar Celta Vigo, ata kanë arritur marrëveshje për huazimin e ish-lojtarit të Barcelonës, për të cilin do të paguajnë një milion euro.
Pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruhet kontrata, në të cilën është përfshirë edhe opsioni i blerjes së 24-vjeçarit në vlerë ndërmjet 10-12 milionë euro.

Back to top button