Cena fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të juniorëve

Xhudisti kosovar, Dardan Cena, ka arritur suksesin më të madh në karrierën e tij, në Kampionatin Evropian të juniorëve.
Në këtë turne që po zhvillohet në Pragë të Republikës së Çekisë, Cena arriti ta fitoj medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Shpresa jone olimpike 2022, arriti suksesin më të madh në karrierën e tij. Ai fitoi pesë luftëra.
Në rrugëtimin e tij deri te e bronzta, Dardani në raundin e parë e mposhti me Wazaari dhe Ippon xhudistin nga Estonia, Artemi Larionov.
Ndërkaq, në raundin e dytë Cena shënoi fitore me Ippon kundër ukrainasit, Anton Shuhalieiev.
Dardani vazhdoi me fitore ku në raundin e tretë e mposhti me Wazaari xhudistin e Sllovenisë, Nace Herkovic, kurse u njoftua me humbje në çerekfinale, pasi u mposht nga hungarezi, Daniel Szegedi.
Pas kësaj ndeshjeje, Cena vazhdoi në fazën e repesazhit, ku në raundin e parë me Ippon e mposhti çekun, Petr Mlady.
Xhudisti ynë u përball me hungarezin, Gergely Adorjani, në luftën për medaljen e bronztë, në të cilën doli triumfues.

Back to top button